Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të jetë në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Gazeta Reporteri.net ka mësuar se kreu i Aleancës do t’u jap mesazh përkrahës pas shkuarjes në Hagë të kryetarit të tyre, Kadri Veselit.Ndër të tjera, mësohet se temë e diskutimit me u.d të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, do të jetë edhe mundësia për zgjedhje të reja.

Zgjedhjet po kërkohen edhe nga parti të tjera, si VV-ja e jo rrallë edhe nga vetë PDK-ja. Së fundmi, Haradinaj është deklaruar se kutitë e votimit janë zgjidhja në këtë situatë.Sidoqoftë, problem në këtë fazë po shihet posti i presidentit, i cili mbeti me U.D pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi.Ndryshe, sapo janë bërë një vit që Kosova mbajti zgjedhje parlamentare, por si duket ato nuk nxorën rezultate që garantojnë stabilitet./Reporteri.net

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu