Haki Abazi, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet ka reaguar për përleshjen që ndodhi javë me parë me Dardan Molliqaj përmes një postimi në Facebook, transmeton Gazeta Flash24.

Disa javë më parë Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi ishin të ftuar në një emision televiziv, pas një gjuhe të ashpër dhe ofendime që kishte gjatë emisionit, pati edhe përleshje pas përfundimit të emisionit.

Atë kohë u mohua se kishte pasur kontakt fizik në mes tyre, sot u publikua video ku shihet përleshja në mes Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi.

Haki Abazi ka reaguar përmes një postimi në profilin e tijë në Facebook.

Postimi i Haki Abazit:

Të dashur qytetarë,

Më vjen keq për shqetësimin që është shkaktuar nga video që është bërë sot publike mbi sulmin që është bërë pas emisionit në TV7 me 11 shtator. Pas këtij sulmi ashtu siç kam deklaruar edhe në natën që ka ndodhur ngjarja, unë kam respektuar procedurat dhe kam pritur policinë, kam deklaruar në vendin e ngjarjes, si dhe më pastaj jam deklaruar në stacionin e policisë në Fushë Kosovë.

Hapat dhe procedurat tjera i janë lënë në dorë institucioneve përgjegjëse që janë policia hetimore dhe Prokuroria e Kosovës dhe kështu do të mbetet deri në fund.

Është obligim i institucioneve që të veprohet që të sqarohet rasti dhe të parandalohet cfarëdo dhune në të ardhmen. Qytetarët e Kosovës meritojnë fushatë të qetë, debat civilizues dhe proces zgjedhor të lirë e demokratik.

I falënderoj të gjithë për përkrahjen e madhe dhe besimin në institucionet e drejtësisë.

Fitorja e thellë e Lëvizjes VETËVENDOSJES, mazhoranca që do të dalë nga këto zgjedhje me 6 tetor, e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE dhe Kryeministri Albin Kurti është përgjigjja më e mirë dhe më e merituar për të gjithë ata që nuk e durojnë dijen, drejtësinë dhe forcën e bashkimit, rritjen dhe FITOREN e LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Me 6 tetor 126 dhe vetëm 126

/GazetaFlash24.net/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu