Një vjedhje është raportuar të ketë ndodhur mëngjesin e së dielës në një barnatore në Malishevë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Hamdi Berisha” ku persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur arkën në të cilën kishte para.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Deri tani nuk ka informacione për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu