Policia ka njoftuar se të dielën rreth orës 22 e 30 minuta ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pikë të karburantit e cila ndodhet në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

“Dy viktimat meshkuj kosovar punëtor në një pompë të derivateve kanë njoftuar se tre persona të panjohur të maskuar dhe me armë kanë grabitur para dhe kanë ik në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë Kosovës.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vend-ngjarje kanë dal njësitë përkatëse të cilat po merren me rastin.

Policia ka bërë të ditur se për grabitjen është njoftuar me kohë edhe prokurori i shtetit./IndeksOnline/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu