Dolores Koçi, gruaja e ish-ambasadorit shqiptar Spiro Koçi, në Austri dhe Serbi gjatë viteve 2010-2015, ka rrëfyer se ambientimi i vajzave të tyre në Serbi ka qenë shumë e vështirë.

Sipas saj, ata u detyruan që ta sillnin vajzën 16-vjeçare sërish në Shqipëri sepse ngacmoheshe nga serbët.

“Le të themi që gjermanishtja ka qenë një gjuhë vërtet e vështirë, por është e rëndësishme që flitet shumë në Europë që kështu ishte kënaqësi dhe fat që vajzat e mia ta flasin.

Siç e thashë unë kam qenë edhe në Serbi dhe vajzat e mia kanë pasur probleme me ambientimin. Ishin vitet 2007-2008, unë nuk arrita dot ta lejoja vajzën ta vazhdonte deri në fund gjimnazin sepse ajo pati probleme, e ngacmonin me fjalë, me vështrime.

Ajo ishte 16 vjeç kështu që ajo u detyrua të kthehej dhe të jetonte me prindërit e tim shoqi sepse ishte e pamundur përshtatja e vajzave.

Dhe akoma dhe sot është shumë e çuditshme, është 19 vjeç dhe duhet të zgjedhë për çfarë do studiojë. Më tha nuk e di se çfarë dua, por e di se çfarë nuk dua.

E pyeta çfarë dhe më tha nuk dua të bëhem diplomate. I thashe pse sepse unë di që ju kemi siguruar një jetë të këndshme dhe nuk keni patur mungesa.

Jo tha, kam patur shumë mungesa sepse unë kam lëvizur nga miqtë e mi, nga shokët e mi dhe është shumë e vështirë të integrohesh, të bëhesh njësh me fëmijët austriakë që janë të ftohtë”, është shprehur Dolores Koçi në Klan.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu