Një grabitje ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë shkruan GazetaFlash24

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Flash24, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të ndodhur në në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që një person i dyshuar i armatosur nën kërcënimin e armës ka grabitur nga aty një shumë të parave. Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”

/GazetaFlash24.net/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu