Elita Rudi dhe Gjiko kanë qenë të ftuarit e rradhës në rubrikën “After Party”. Fillimisht ishte Gjiko ai që pyeti Elitën, ndërsa sot është Elita që i bën pyetje reperit.

Ajo i ka drejtuar pyetje pikante të shoqit duke zbuluar më shumë rreth raportit të tyre. Ajo e ka pyetur se çfarë pëlqen më shumë tek ajo gjoksin apo vithet dhe ai është përgjigjur se pëlqen gjithçka, buzët, sytë dhe çdo tipar.

Gjiko ka treguar gjithashtu se midis takimit dhe puthjes së parë do të zgjidhte takimin e parë, ndërsa ka treguar gjithashtu se Elitën e pëlqen më shumë pa krem dhe vetëm me pak tualet tek sytë.

Elita dhe Gjiko janë një prej çifteve më të dashura për publikun ata janë bërë prindër të një djali dhe shumë shpejt pritet të bëhen prindër edhe të një vajze.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu