Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Kosova është në pikën më kritike që nga viti 1999. Ai madje thotë se Kosova ka qenë më mirë edhe në vitin 1999 edhe pse ishim të pushtuar.

“Unë konsideroj që me këtë që po ndodh tash ne gjendemi në pikën më kritike të shtetndërtimit të Kosovës. Prej vitit 1999 në çdo pikë kemi qenë më mirë, merreni secilin vit veç e veç, ndonëse ishim të pushtuar e kishim vullnetin kolektiv, njerëzit nuk e kursenin jetën e tyre”, ka thënë Konjufca në RTK.

Tutje ai tha se shteti dhe qeveria duhet të organizojë mbrojten e ish luftëtarëve të UCK-së që po gjykohen në Hagë e jo të ua lë në dorë avokatëve ndërkombëtarë.

“Unë konsideroj që edhe ne aspektin kombëtar edhe në aspektin politik është një dëm i madh. A e dini që kjo çështje ju ka lënë vetëm disa avokatëve ndërkombëtarë, luftën tonë çlirimtare ua kemi lënë avokatëve ndërkombëtar, këtu shteti dhe qeveria nuk është askund. Shteti duhet të kordinoj dhe organizoj mbrojtjen e atyre njerëzve sepse nuk është thjeshtë individi”,  shtoi Konjufca.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu