Mëngjesin e sotëm në lagjen Ulpiana në Prishtinë është gjetur një grua e vdekur.

Policia dhe Prokuroria po i hetojnë rrethanat që mund të kenë çuar deri tek vdekja e saj.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndodhet një person i shtrirë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër”, ka thënë Ahmeti.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu