Ditën e hënë sipas policisë në Monstar,ish oficeri i Këshillit Kroat të Mbrojtjes Marko Radiç, është gjetur i vrarë dhe një i dyshuar për vrasjen e tij ka rënë në prangat e policisë.

“Dy orë e gjysmë pas kryerjes së krimit oficerët tanë arrestuan të dyshuarin”– tha Ministria e Brendshme e Kantonit Hercegovina-Neretva të Bosnjë dhe Hercegovinës.

I dyshuari u emërua si Josip Cvitanovic, alias Cviki, i cili ishte dënuar më parë me tetë vjet burg për vrasjen e vjehrrit të tij dhe përpjekjen për të vrarë vjehrrën e tij dhe motrën e saj në 2004.

Arsyeja e vrasjes së Radiç deri tani mbetet e panjohur por policia është duke punar për zbardhjen e ngjarjes.

Marko Radiç, u dënua për krime kundër njerëzimit kundër boshnjakëve në zonën e Mostarit të Bosnje dhe Hercegovinë gjatë kohës së luftës por u lirua nga burgu në Zagreb më 2 dhjetor pas dënimit me burgim prej 12 vjet e gjashtë muaj. Koha e kaluar në paraburgim nga 2 qershori 2006 ishte përfshirë në dënim

Radiç duhet të qëndronte në burg deri në vitin 2027, por dënimi i tij për krime kundër njerëzimit u zvogëlua në mënyrë të diskutueshme nga një gjykatë Kroate.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu