Ka pak muaj që Genta Cana është bërë nënë për herë të parë, shkruan GazetaBlic.Genta Cana dhe bashkëshorti i saj Nol Fetoshi tashmë janë bërë prindër të një vajze të cilën çifti i pagëzuar me emrin Ella.Fotografitë që ajo publikon janë të pakta në rrjete sociale, duke qenë se tashmë i është dedikuar plotësisht familjes së saj.

Por, minuta më parë, në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja e ekranit shqiptar ka publikuar një fotografi teksa shihet pranë bashkëshortit, ndërsa në duar po mban vajzën e tyre të vogël.“Dashuritë e mia”, ka qenë mbishkrimi që Genta ka vendosur.

Genta Cana dhe Nol Fetoshi u martuan në prill të vitit 2019, ndërsa moderatorja po atë periudhë ishte dhe shtatzënë./GazetaBlic

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu