Aida Baraku është njëra ndër këngëtaret dhe tekstshkrueset më të suksesshme shqiptare.Anipse që nga viti 2003 kur vendosi të largohej nga muzika nuk është shfaqur në publik, ajo ka arritur që të jetë temë diskutimi në pothuajse çdo tavolinë ku bisedohet për muzikën.

Në një fotografi, shihet Aida duke pirë cigare së bashku me bashkëshortin e saj, Armend Rexhepagiqin.Armendi theu akullin për paraqitjet publike në albumin e fundit të Tunës, ku bashkëpunoi në këngën “Harrova”. Ndërsa, Aida vazhdon të mbetet në “hije”, por gjithmonë duke qenë aktive në shkrimin e teksteve për disa këngëtarë shqiptarë.52-vjeçarja njihet për këngës si: “Shoqet”, “Leze, Leze”, “Titanik”, “Arusha”, e shumë e shumë këngë të tjera.
Paraqitja e fundit e Aida Barakut ishte në VFM 2003, ku së bashku me Armendin performuan këngën “Dugi”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu