Ka përfunduar 99 për qind e votave në shtetin e Gjeorgjisë.Deri më tani, në këtë vend, është duke prirë kandidati republikan, Donald Trump me 49.6% të votave, ndërkohë që ai demokrat, Joe Biden ka 49.2 për qind, shkruan GazetaBlic.Ka rreth 61,000 vota të panumëruara në Gjeorgji, shumica e tyre nga qarqe me prirje demokratike, sipas Washington Post.

Donald Trump aktualisht kryeson me rreth 18,000 vota më shumë në shtet, dhe fletëvotimet me postë që po numërohen kanë favorizuar Joe Biden. Pritet të jetë një rezultat përfundimtar jashtëzakonisht i afërt.

Në përgjithësi, Joe Biden i ka 264 vota elektroale, ndërkaq Trump i ka 214 vota. Për të fituar të parin e SHBA-ve, duhen 270 vota elektorale.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu