Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka treguar se çka e dallon atë nga kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Geci ka thënë se Thaçi e Kurti e kanë pasur mësues ideologjik Rexhep Qosjen, ndërsa ai Presidentin Historik, Ibrahim Rugova.

Geci ka treguar edhe arsyen se pse e mbron këtë parti.

“Dallimi im dhe i këtyre të dyve, Hashim Thaqit dhe Albin Kurtit është mësuesi ideologjik, këta e kanë pasur mësues ideologjik Rexhep Qosjen ndërsa unë e kam pasur Ibrahim Rugovën. E mbroj LDK-në jo për njerëz që janë aty por është e vetmja parti në Republikën e Kosovës me orientime programore të djathta dhe e regjistruar në partitë e djathta popullore Evropiane”, ka shkruar Geci. /Express

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu