Haxhi Hoti, anëtar i Nismës dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Kosovë ka bërë një deklaratë skandaloze për kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruajtur se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose t’i merret jeta.

Sipas tij, Kurti nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër. Megjithatë pasi deklarata e tij doli në media ai e korrigjoi atë duke i dhënë kahje tjetër. 

E pas kësaj Hoti zgjodhi ta fshijë postimin dhe të kërkojë falje duke thënë se bëhej fjalë për një gabim teknik.

Megjithatë kishte reagime të shumta pas këtij postimi të anëtarit të Nismës. Në mesin e të tjerëve ka reaguar edhe ish deputeti i LDK-së, Gani Geci i cili i ka ofruar mbrojtje Kurtit.

Geci ka thënë se edhe pse nuk e njeh Kurtin, është i gatshëm që në këto momente ti ofrojë ndihmë.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Gani Gecit, pa ndërhyrje:

Të dashur miq,

pasi që lexova kētë shkrim dhe pasi analizova me vëmendje këtë shkrim më preku shumë ky si lloj kërcenimi po me duket prej këtij momenti unë Gani Geci edhe pse kurrë as nuk e kam përkrahur dhe as nuk e kam njohur Albin Kurtin, sepse kurrë nuk kam pas rast të pi kafe me të, por tani dua dhe mund të jem krahë i tij.

Unë kurrë kurrë LDK-en as ideologjin time djathtiste nuk e ndrroj por duke e parë pozicionin e tij të ngjashëm me timin në kohën e pas luftës, nëse i duhet ndihma ime Albin Kurtit unë do t’i ndihmoja me deshirë.

Menjiher duhet të reagoj prokuroria dhe shteti ligjorë

Me respekt

Gani Geci

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu