FOTO ILUSTRIM

FC Prishtina 01 ka arritur të shënojë fitore ndaj FC Liqenit me rezultat 3-1 në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në futsall.

Por përkundër fitores, 01-shat kanë marrë një humbje shumë të madhe.Futbollisëti Shefki Kameri ka pësuar një lëndim të rëndë, ku duket se e ka thyer këmbën.

Prishtina 01 ende nuk ka dhënë ndonjë info për shkallën e lëndimit derisa këtë e ka bërë ish-skuadra e tij, Prishtina.

Ky është njoftimi i Prishtinës:

Një lajm aspak i mirë!Sonte në ndeshje ish-lojtari ynë Shefki Kameri, i cili edhe filloj karrierën e futsallit tek ne, paska pësuar një lëndim serioz duke e thyer këmbën deri sa po zhvillonte ndeshjën tek skuadra e tij aktuale 01.

Klubi ynë shprehë mbështetjën po ashtu i dëshiron shumë shpejtë shërim dhe të kthehet tek skuadra./IndeksOnline

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu