Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës u ka bërë apel kryetarëve të komunave të Kosovës që të kenë parasysh situatën e rënduar me COVID-19 kur bëjnë plane për shpenzime për të dekoruar qytetet për festat e fundvitit.

Në njoftimin e tyre të dërguar për media thuhet se kryetarët e komunave duhet të jenë të arsyeshëm sa i përket shpenzimeve të parasë publike.

“FSSHK është njoftuar me shumat e projektuara për një aktivitet të tillë, andaj kërkon që këto mjete të investohen në sektorin e shëndetësisë me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore gjatë Pandemisë COVID-19 dhe në mbrojtje të popullatës në nivel të Komunave”.

“Është i patoleruar dekorimi i qyteteve për festa të fundvitit kur qytetarët tanë po ballafaqohen me kushte të rënda mbijetese me Pandeminë dhe gjendjen socio ekonomike të familjeve të tyre”.

“Andaj FSSHK bën apel tek Kryetarët e Komunave dhe Asambleve Komunale që të jenë më të arsyeshëm sa i përket shpenzimeve të parasë publike”, thuhet në njoftim.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu