Gjykata Speciale në aktakuzën e ngritur ndaj ish presidentit Hashim Thaçi, ish kreut të PDK dhe shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish Ministrit të Brendshëm gjatë Qeverisë së Përkohshme, Rexhep Selimi, i akuzon të lartpërmendurit edhe për vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të njohura në Kosovë si vrasjet politike.

E, frika nga zbardhja e vrasjeve që tronditën Kosovën, po konsiderohet si mobilizim i disa subjekteve politike në vend.

Ky konstatim vije pasi së fundi, edhe kreu i VV-së, Albin Kurti, ka ndryshuar qëndrim sa i përket dikur rivalëve të tij të përbetuar, Hashim Thaçit.

Nga “Shko Hashim”, në “Ta mbrojë shteti”, ky është ndryshimi 180 shkallësh i Kurtit për Thaçin.

“Në Hagë nuk janë duke u përndjekur vetëm individët por as nuk mund të mbrohen të pandehurit vetëm si individ. Shteti i Kosovës duhet ta organizojë e ta koordinojë mbrojtjen e të pandehurve. Ata e pamë se i kanë avokatet e tyre secili, mirëpo nevojitet bashkërendimi nga shteti. UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit, por e të gjithëve dhe që të gjithë duhet ta mbrojmë. Kjo është punë qeverie, sidomos punë qeverie. Ne duhet të jemi bashkë për luftën çlirimtare dhe kundër Serbisë”, ka deklaruar dje kreu i VV-së.

E, një koment lidhur me këto zhvillime, e ka bërë edhe njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhat Haziri.

Ai është i mendimit se frika nga zbardhja e vrasjeve të ish-zyrtarëve të LDK-së, ka bërë që të bëhen bashkë PDK, AAK dhe VV, kundër Gjykatës Speciale.

“Frika nga zbardhja e vrasjeve politike, i ka mobilizuar e bërë bashkë PDK, AAK dhe LVV-në, kundër Gjykatës Speciale, në emër të një patriotizmi të shpifur”, shkruan Haziri në Facebool.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu