Kombëtarja e Kosovës po shënon rezultate të jashtëzakonshme në kualifikimet për kampionat evropian.Djelmoshave “verdhë e kaltër” u kanë mbetur edhe dy finale deri në fund të këtij cikli, me shpresën së fund do t’ia arrijnë qëllimit, pra pjesëmarrjes në EURO2020, shkruan GazetaBlic.

Njëri nga futbollistët më të rëndësishëm që nga zbarkimi në Kosovë, Florent Hadërgjonaj i ka falenderuar tejmase tifozët e Kosovës, duke premtuar se së bashku me bashkëlojtarët do të luftojnë deri në fund që t’i gëzojnë tifozët.

Këtë ai e bëri para pak çastesh përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”.“Tifozët dhe Kosova janë ata që na motivojnë, ne luftojmë deri në fund për ju 💪🇽🇰” ka shkruar Hadërgjonaj, derisa përshkrimit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi, ku shihen lojtarët e kombëtares sonë duke festuar bashkë me tifozët.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu