Nanë, u nisa nga ky dhe i huaj e me nxitim po vij prapë t‘ju përqafoj
Ditët në kalendar i numëroj edhe babait t‘ja shoh fytyrën e ta gëzoj
Nga ditët e errta, vijnë netë të ndritshme e mallin dot s‘e shuaj
Kur kujtoj që vjen dita të bashkohem mallit i them të mos vuaj
Kuferin e kam bë gati Nanë, edhe disa çokollata po i marr e nesër po nisem
Diçka që t‘ju ëmbëlsoj edhe pse për mua thatë orën e kurdisem
Nanë, e di që e dinë, rruga është e gjatë e pak durim me e pasë
Se me fjalën „mirë se vjen, bir“ e kur u nisa, një mallkim e lashë
Nanë, babait m‘i thuaj se do të vij sot e kurrë s‘do të kthehem në kurbet
Mërgimtar me zor e mora emrin, e tash më s‘do ta dua kthimin për jetë.
Me shkas. Po nuk të tregoj pse s‘dua të kthehem
Po vij njëherë të të shoh, po sytë dot s‘i çeli, ndoshta zbehem
Ti këqyrem e buzëqesh që së paku erdha tek ti në shtëpi
Fytyra ime e njomë nga lotët tu do të qesh në pak dashuri
Eu nanë-nanë ua kërkoj hallallin që me fjalë dot nuk munda
Zemra ime pushoi e edhe e jotja dhembjen në djep lotësh t‘i përkunda
Ma bëj hallall e unë mbetsha kujtimi juaj më i bukur
Ujite lulen në skajin e shtëpisë që është kërrusur e strukur
U tha lulja jote nanë, e ujin dot s‘e do
Ju dua babë e nanë, s‘ju them kurrë jo
Kosova tani nuk është e plotë, sepse disa zemra i mungojnë
Ranë rrugës, rrugës duke ardhur, familjen që ta përqafojnë
Kur mërgon trupi, zemra në atdhe pushon
U jam biri yt Kosovë, edhe kur ti më lëshon!

©️Leomir Smajli
Korrik 2021

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu