Mbrëmë u bë publike vedeoja e rrahjes mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit.

Në video shihet edhe ndërhyrja në përleshje e shoqëruesit të Molliqajt, Fatos Sahitit. Ai po priste jashtë studios ku po debatonin ashpër Dardan Molliqaj e Haki Abazi. Pasi ata dy dalin jashtë objekit dhe nis konflikti, aty ndërhyn edhe Fatos Sahiti.I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Sahiti ka thënë se nuk ka çfarë të thotë. Ai e konsideron të mjaftueshme deklaratën e dhënë në polici pas incidentit.

“Unë e kam dhënë deklaratën në Polici. Videot kanë dalë. S’kam çka flas, s’kam çfarë deklaroj. Faleminderit shumë. Ditën e mirë!”, ka thënë Sahiti duke e mbyllur më pas telefonin.Për publikimit të videos, menjëherë nisën akuzat ndërmjet zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Socialdemokarate. Për videon u deklaruan edhe Dardan Molliqaj e Haki Abazi.Lëvizja Vetëvendosje bëri një reagim publik, duke bërë thirrje që të merren masa ndaj Dardan Molliqajt.
Ndërkaq nuk ka ardhur ende një qëndrim zyrtar mbi pamjet nga Partia Socialdemokrate.

Përfaqësuesit e VV-së dhe PSD-së ishin përfshirë në përleshje fizike, pas një debati televiziv i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Video KËTU

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu