Zbardhet deklarata e efektivit të policisë që ka vrarë me 2 plumba 25-vjeçarin, Klodian Rasha, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.Sipas dëshmisë, efektivi ka thënë se ka dashur ta ndalojë të riun pasi kishte thyer orën policiore. Sipas tij, 25 vjeçari e ka kërcënuar dhe është larguar me vrap. Ndërsa polici e ka ndjekur nga pas.

Burime bëjnë me dije se efektivi i policisë ka deklaruar se ka dashur ta ndalojë pasi kishte dalë nga shtëpia teksa kishte hyrë në fuqi ora policore (pas orës 22:00).

“I kërkova të ndalonte. I riu vrapoi në mënyrë në mënyrë të dyshimtë. Herë pas here kthehej dhe mu duk sikur më kërcënoi me armë dhe veprova”, mësohet të jetë shprehur efektivi i policisë.Efektivi e ka ndjekur për disa minuta, ndërsa e ka qëlluar për vdekje të riun kur ky i fundit nuk ka ndaluar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu