Siguria dhe cilësia e ushqimit që kunsomohet në vendin tonë, shpesh është vënë në pikëpyetje, madje jo rrallë herë ka pasur edhe raste që qytetarët kanë përfunduar në spital si pasojë e helmimit.

Dhjetëra të tillë, po pretendojnë që janë helmuar pasi kanë ngrënë ushqim në një Fast Food në Prishtinë.

Bëhet fjalë për “Mezo Burger”, i cili gjendet në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Në adresë të IO ata kanë shprehur shqetësimet e tyre duke thënë se pikërisht në këtë lokal kanë ngrënë ushqim, çka se janë shtruar në QKUK, pas gjendjen që u është përkeqësuar.

V.B një qytetare nga Prishtina, ka thënë për IndeksOnline se është në spital duke marrë trajtim, por që ka qenë edhe në rrezik për jetën.

Po ashtu video nga spitali, ku shihet duke marrë infuzion është edhe K.R

I njëjti madje thotë se janë 70 persona të helmuar, pasi kanë ngrënë ushqim në këtë Fast Food.

Një tjetër qytetare, ka thënë për portalin tonë, se bashkë me shoqen e saj është helmuar.

“Deshta me ju lajmëru që të enjtën, me shoqen timë kemi ngrënë ushqim në lokalin Mezo në Shesh të Prishtinës dhe jemi helmuar. Jemi me trajtim spitalor, po ashtu edhe shumë qytetarë të tjerë janë helmuar po në të njëjtin vend.

Ju lus me raportu këtë rast dhe inspektorët me marrë masa, pasi nuk jemi mirë me shëndet”.

Media menjëherë ka dërguar pyetje në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, për të marrë përgjigje nëse të njëjtit janë në dijeni dhe nëse janë marrë masa për të njëjtin lokal.

Image

Image

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu