Duke parë numrin e madh të qytetarëve që po vazhdojnë të infektohen në Kosovë, ka bërë që sot, para pak minutash të mblidhet Komiteti për vlerësimin dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19.Këtë komitet është duke e kryesuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në të cilin do të diskutohen masat që mund të vijnë të ashpërsohen duke parë numrat e fundit.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se një prej pikave që do të diskutohet dhe mund të nxirret vendim është që gjatë këtij vikendi të ketë mbyllje totale, si preventive ndaj përhapjes së virusit.

Pas përfundimit të këtij mbledhjes së komunitetit do të bëhen të ditura edhe vendimet. Indeksonline do të ju mbajë të informuar me të gjitha vendimet që do të merren.IKSHPK, ka bërë të ditur se vetëm sot në Kosovë janë 661 raste pozitive, ndërkohë që 6 persona kanë humbur jetën në betejë me virusin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu