Muajin e kaluar, Federata e Futbollit të Kosovës i ka shkruar letër zyrtare FIFA-së dhe UEFA-së për të parandaluar zhvillimin e ndeshjeve të ekipeve serbe në territorin e Kosovës, e gjithë kjo pasi klubi i Crvena Zvezdës pretendonte të luajë në Kosovë ndeshjen ndaj Trepçës në Zveçan, ndeshje kjo e cila do të luhet në kuadër të Kupës së Serbisë.

Federata e Futbollit të Kosovës është absolutisht kundër çdo lloj ndeshje të ekipeve serbe në territorin e Kosovës, andaj reagimi i tyre ndaj këtij ballafaqimi ishte i ashpër, raporton GazetaBlic.Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i ka dërguar UEFA-s dhe FIFA-s një letër, ku kërkon të parandalojë zhvillimin e takimit ndërmjet “Trepçës nga Mitrovica e Veriut” dhe Crvena Zvezdës nga Beogradi në territorin e Republikës së Kosovës.

“Ftojmë FIFA-n dhe UEFA-n që të reagojnë urgjentisht dhe të mos lejojnë të shkelen statutet e tyre dhe njëherësh të parandalojnë ndonjë skenar të destabilizimit të gjendjes në veri të vendit tonë.

Po ashtu kërkojmë nga institucionet e shtetit dhe organet e rendit e të sigurisë që ta trajtojnë me urgjencë këtë çështje dhe të marrin masat e duhura, në mënyrë që të mbrohet integriteti i FFK-së”, thuhet në reagimin e FFK-së.Më poshtë keni edhe letren e Agim Ademit dërguar UEFA-s dhe FIFA-s:


Megjithatë, para pak minutave, FIFA ka reaguar për këtë letër ku ka inkurajuar nga FFK-ja që të tërheq kërkesën e parashtruar pranë institucioneve të sigurisë, në mënyrë që ndeshja Trepça – Crvena Zvezda të zhvillohet në Zveçan”.Menjëherë pas këtij reagimi të FIFA-s, Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka reaguar për ‘GazetaBlic‘ ku ka theksuar se ndeshja mes Trepçës së Veriut dhe Crvena Zvezdës nuk ka asnjë shans të zhvillohet në territorin e Republikës së Kosovës.


“Jo, nuk ka gjasë që ky takim të luhet në Kosovë. Nuk do të ndërrojmë qëndrim, pasi shteti duhet të mbrojë këtë vendim. Ky është totalisht një provokim nga ana e Serbisë dhe le të merret FIFA dhe UEFA. Policia jonë nuk ka të drejtë t’i lejojë ekipet serbe të luajnë këtu. Nuk mund të luhet kjo ndeshje në territorin tonë”, tha fillimisht Salihu për ‘GazetaBlic’“

Edhe FIFA ka shkruar se vetëm na inkurajon, ju lusim ta lexoni mirë.”“As që na intereson se ku luan Serbia, garat në Kosovë i organizon veç Kosova dhe çdo garë tjetër është ilegale, ky është qëndrimi i FFK’së.

Ne jemi pranuar në UEFA dhe FIFA me të drejta të plota – pa asnjë kufizim.”“Kjo letër është mendimi i CAS-it nga ankesa që Serbia e ka bërë. Në Kosovë nuk luhet loja edhe pikë”, përfundoi ai.Vlen të theksohet se ky takim do të zhvillohet me 5 tetor, por ende nuk dihet lokacioni i saktë, por sipas qëndrimit zyrtar të FFK’së vendi nuk do të jetë assesi në territorin e Kosovën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu