Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritjen më të madhe në renditjen botërore të FIFA-s.

Shtëpia më e madhe botërore e futbollit, FIFA, sot ka publikuar renditjen e përditësuar të kombëtareve, transmeton Insporti

Kombëtarja e Kosovës tani është ngjitur në pozitën e 114-të, nga pozita 119 që kishte muajin e kaluar.

Kosova vazhdon të shënojë ngritje historike në këtë renditje, pasi që edhe në renditjen e publikuar në shtator pati ngritjen më të madhe të saj.

“Dardanët” kështu janë ngritur për 5 pozita, pas ndeshjeve që i zhvilluan në muajin tetor.

Kosova në tetor e zhvilloi një ndeshje miqësore, atë kundër Gjibraltarit, derisa ndeshje zyrtare luajti me Malin e Zi – të vlefshme për kualifikime në ‘Euro 2020’ – ku triumfoi me rezultat 2:0.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu