Sot është publikuar një dokument i cili tregon se si Glauk Konjufca ishte pjestar i SHIK-ut dhe se kishte një rrogë prej 150 markash shkruan GazetaFlash24

Në dokument shkruhet se kishte edhe dy dëshmitarë të punësimit të Glaukut në SHIK, mirpo njëri prej tyre e ka mohuar këtë gjë duke e quajtur si keqpërdorim e falsifikim.

Ky “dëshmitar është Fadil Lepaja i cili e ka hedhur poshtë këtë dokument kinse të nënshkruar nga Kadri Veseli e Glauk Konjufca.

Ja postimi i plotë i z.Lepaja:

FTESË PUBLIKE DREJTUAR KRYEPROKURORIT
TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

I nderuar z. Kryeprokuror,
Ju ftoj që, urgjentisht, qysh sot, të fillojë procedura, të bëhet ekspertizë dhe zhvillohen hetimet e nevojshme për të konstatuar se kush e ka prodhuar dhe kush qëdron prapa këtij “dokumenti” të falsifikuar që është shpërndarë tinëzisht, e së fundmi edhe përmes mediave, duke keqpërdorur kështu emrin tim dhe duke shpifur për prezencën time në ngjarje për të cilat në asnjë mënyrë nuk jam në dijeni.

I nderuar z. Kryeprokuror,
duke vepruar menjëherë, ju e mbroni qytetarin e Kosovës dhe e parandaloni krimin jo vetëm elektoral.
Duke qenë se emri im përmendet në kontekst të një pohimi për z. Konjufca, të cilin unë në asnjë mënyrë nuk mund të dëshmoj, sepse nuk jam në dijeni, unë e përsëris me përgjegjësi morale e penale, për pjesën ku emri im përmendet, se ky është një dokument i falsifikuar dhe përmbajtja është një shpifje për të cilën duhet të konstatohet autori (apo autorët) dhe i njejti të përgjigjet penalisht.

Njëkohësisht, ju ftoj y. Kryeprokuror Publik i Republikës së Kosovës, që për shkak të tendencës që ky falsifikat dhe këto shpifje të keqpërdoren në funksion të fushatës parazgjedhore, të reagoni menjëherë, për të pamundësuar që dëmi të bëhet dhe falsifikatorët dhe shpifësit të përfitojnë nga kjo.

Me respekt
Fadil Lepaja

/GazetaFlash24.net/


Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu