Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor kundër Hashim Thaçi.

Hoxhaj përmes postimit shprehet se ky proces është kundër lirisë së Kosovës, pavarësisë, sakrificës së popullit tonë dhe luftës çlirimtare! Lufta jonë mbrojtëse u bë nga populli Kosovës! Atje po gjykohet populli i Kosovës!

Enver Hoxhaj shprehet optimist lidhur me këtë seancë, ku thotë se Thaçi do të dalë fitues transmeton GazetaFlash24.net

Postimi i plotë :

Në Hagë, sot nuk filloi një proces kundër Hashim Thaçit, por një proces gjyqësor kundër lirisë së Kosovës, pavarësisë, sakrificës së popullit tonë dhe luftës çlirimtare! Lufta jonë mbrojtëse u bë nga populli Kosovës! Atje po gjykohet populli i Kosovës!Hashim Thaçi, deri më sot iu ka prirë betejave. Asaj për liri, asaj për pavarësi, asaj për shtetndërtim. Kjo është beteja e radhës dhe jo e fundit që Hashim Thaçi do t’i prijë, për të dalë sërish fitues. Për të dalë fituese Kosova!Prandaj, paraqitja dijnitoze e Presidentit Thaçi në Dhomat e Specializuara për Kosovën është vazhdim i përpjekjeve të tij për forcimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.E di që do ta mbash premtimin! Mirupafshim miku im!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu