Sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani sapo e ka shkelur Kushtetutën e vendit.

U.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë dekorata post mortem me Medaljen Presidenciale të Meritave për 18 profesionistë shëndetësorë, të cilët humbën jetën në detyrë në përballje me COVID-19. Siç i tregonte para dhjetë ditësh kompetencat e Osmanit, sipas Hasanit, ajo e ka të ndaluar që të ndajë dekorata si ushtruese e detyrës.

Hasani në DPT Te Fidani në T7, më 30 nëntor kishte thënë se Osmani mund të marrë vendime dhe të ushtrojë detyra të presidentit, përveç disa kompetencave të cilat konsiderohen rutinë. Në mesin e kompetencave të cilat Vjosa Osmani s’mund t’i ushtrojë, sipas Hasanit, janë edhe ndarja e dekoratave e shkarkimi apo emërimi i ambasadorëve.

“Ka aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që saktë e tregon se çka mund të bëjë dhe çka s’mund të bëjë ushtruesi i detyrës së presidentit…. Të sakta janë. Dihen të gjitha. Gjithçka mund të ushtrojë, përveç – ne kemi thënë në aktgjykimin në rastin Jahjaga – disa detyra rutinë, p.sh. dekorata, mundet me pritë, por falja nuk mundet. Emërimi i prokurorit dhe gjyqtarit nuk mundet me pritë, duhet me e bë… Ambasadorët, shefat e misioneve, munden me pritë, me i emëru dhe me i shkarku. Ne e kemi thënë shprehimisht: shefat e misioneve diplomatike me i shkarku dhe me i emëru ushtruesi i detyrës nuk e ka të drejtën. Nuk e ka… Shefat e misioneve diplomatike, jo konsullore, d.m.th. ambasadorët nuk mund t’i emërojë dhe shkarkojë… Faljen p.sh. duhet ta bëjë…. Gjendja e jashtëzakonshme. Imagjino me qenë ne me ushtrues detyre dhe mos me pasë të drejtë me e shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Cenohen të drejtat tona, mos me hy ushtria me marrë situatën në kontroll p.sh.”, ka thënë Hasani.

Po ashtu, ai ka treguar se Vjosa Osmani mund edhe ta shpërndajë kuvendin dhe ta dekretojë mandatarin për formimin e një qeverie të re.

“Ajo duhet ta shohë vullnetin e forcave politike për me e shpërnda, përkatësisht vetëshpërnda Kuvendin, me dekretu një gjë të tillë”, ka thënë Hasani.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu