Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka qenë i pranishëm, si rrallë herë, në konferencën e sotme për media të babait të tij.Thaçi njoftoi sot për ngritjen e aktakuzës ndaj tij nga Gjykata Speciale, si pasojë e së cilës njoftoi dorëheqjen nga pozita e shefit të shtetit.

“Janë këto momente jo të lehta për mua, për familjen time dhe për juve që më keni mbështetur… Prandaj sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëjë thirrje që të mos e humbasni shpresën, durmin dhe besimin”, tha Thaçi ndër të tjera.

Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.Bashkë me Thaçin e Veselin, deri tash dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu