Pas një rrahje që ka ndodhur sot në mbrëmje në Prishtinë, një person është therur me thikë.

Burime të Gazetes kanë bërë të ditur se si pasojë e goditjes me mjet të prehtë, i plagosur ka mbetur 26 vjeçari, Fatjon Kelmendi. Ai pas ndihmës mjekësore është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, ku po e vazhdon trajtimin.

Ndërkohë që edhe policia e Kosovës ka konfirmuar për therjen me thikë të viktimës.

“Nga informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 26 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur për Gazeten, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./IO

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu