Jo rrallë herë dëgjojmë raste por edhe rrëfime të shumta për familje të varfëra në Kosovë që mezi ia dalin të mbijetojnë.

Po ashtu këto vite Kosova është përballur edhe më largim masiv të të rinjve, që lëshuan vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë.

Por gjitha këto nuk e kanë ndalur bumin teknologjik, që është përhapur me kaq shpejtësi në gjithë botën, edhe në Kosovë.

Sipas ekspertit të rrjeteve sociale, Valon Kerolli, ka publikuar një fakt interesant sipas të cilit 40 mijë Iphone të modelit X, XS, XS Max dhe XR përdoren në Kosovë për të hyrë në rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Snapchat.

Sipas Kerollit nëse llogaritet vlera e tyre atëherë vlera e tyre del të jetë mes 30 dhe 40 milionë euro.

Gjithë këtë Kerolli e ka shprehur më një sarkazmë duke e konsideruar si krizë e madhe në Kosovë.

Postimi i plotë:

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu