Edhe ekspertët e sigurisë po kërkojnë hetim të thellë rreth zarfeve që sot dyshohet se helmuan zyrtarët e KQZ-së, transmeton Gazeta Metro. Drizan Shala po thotë e kjo dukuri që ka ndodhur sot me zyrtarët e KQZ’së lenë të dyshohet se kjo ka ndodhur në mënyrë specifike e profesionale.

“Nëse janë të future në pjesën e brendshme ku janë hapur zarfet, atëherë kjo mu më lënë dyshimin se janë bartë apo janë vendosur në mënyrë më specifike apo më profesionale”, tha Shala. Fadil Kajtazi po thotë se kjo vepër mund të jetë kryer jo nga autoritetet serbe, por nga eksponentë radikalë serbë dhe ish agjentë të sigurimit të shtetit.

“Nuk besojë që shteti i Serbisë është direkt i involvum në këtë ngjarje, më tepër ma merr mendja që më shumë janë të involvumë grupe radikale serbe dhe ish-eksponentë të shërbimeve intelegjence serbe”, tha Kajtazi për Klan Kosova. Kujtojmë se sot janë helmuar 26 zyrtarë të KQZ’së derisa kanë hapur fletëvotimet e ardhura nga Serbia.

Loading...

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu