Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar sot masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi të premten, pasi në këto momente në mbledhjen elektronike të qeverisë janë duke u shqyrtuar.

Gazeta Sinjali ka siguruar propozim-vendimin me masat e prezantuara nga kryeministri Hoti.

Këto janë masat që po shqyrtohen për komunat me rrezik të lartë:Masat në vijim vlejnë per komunat me rrezik të lartë të përhapjes së infeksionit (mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brendajaves:

25.1. Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre pas orës 19:00 e deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme;

25.2. Ndalohen hyrje-daljet e qytetareve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 19:00 deri ne orën 05:00, përveç:

25.2.1. Personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve;

25.2.2. Qytetarëve për nevoja emergjente;

25.2.3. Operatorëve që kryejnë punë publike;

25.3. Ndalohet veprimtaria e gastronomisë nga ora 19:00 deri në orën 05:00.

25.4. Institucionet publike dhe private punojnë vetëm me stafin esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti;

25.5. Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

25.6. Taksitë lejohen të punojnë me vetëm një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes.

25.7. Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”,

25.8. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjese deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga perhapja e COVID1911,

25.9. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu