Ka pasur disa takime mes LDK-së dhe VV-së, por që nuk kanë përfunduar me një marrëveshje konkrete për formimin e Qeverisë së re.

Takimet janë mbajur në nivele të larta të këtyre subjekteve, përfshirë edhe udhëheqësit e tyre, Isa Mustafa nga LDK dhe Albin Kurti nga LVV.

Deri më tani ka një pajtim mes tyre, por finalizimi do të ndodh të hënën.

Gazeta NewBorn, nga burimet e saja se nga marrëveshja e koalicionit LVV-LDK

LDK-ja do ti merr:

Kryeparlamentarin
Zëvendëskryeministrin e parë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (ku do të shkrihet Ministria e Administratës Publike), zëvendësministrin e dytë
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, zëvendësministrin e dytë
Ministria e Financave, zëvendësministrin e dytë
Ministria e Punëve të Jashtme (ku do të shkrihet Ministria e Diasporës dhe ajo e Integrimeve Evropiane), zëvendësministrin e dytë
Ministria e Shëndetësisë, zëvendësministrin e dytë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, zëvendësministrin e dytë

VV-ja do ti merr:

Kryeministër – Albin Kurti
Zëvendëskryeministrin e dytë
Ministrinë e Drejtësisë, zëvendësministrin e dytë
Ministrinë e Mbrojtjes, zëvendësministrin e dytë
Ministrinë e Punës dhe Mirëqënies Sociale, zëvendësministrin e dytë
Ministrinë e Brendshmem, zëvendësministrin e dytë
Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (ku do të shkrihet Ministria e Zhvillimit Rajonal), zëvendësministrin e dytë
Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, zëvendësministrin e dytë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zëvendësministrin e dytë

Pakicat do ta kenë:

Ministrinë për Komunitete dhe Kthim
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu