Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate-AKR i janë bashkuar edhe katër deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Këtë për “Indeksonline”, e ka konfirmuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala, i cili ka thënë se tani e tutje deputetët: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli do të funksionojnë në kuadër të Grupit Parlamentar i cili do të quhet NISMA-AKR-6 Plus.

Shala ka bërë me dije se kjo pritet të formalizohet proceduralisht në seancën e ardhshme.

Poashtu edhe deputeti Fikrim Damka ka konfirmuar pë r “Indeksonline”, krijimin e kë tij grupi me dhjetë deputetë dhe se qysh nesë r do të zyrtarizohet ky grup i pë rbashkë t parlamentar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu