Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të takohet sot me Komitetit për Vlerësim për të marrë masa të reja karshi situatën pandemike në vend. 

Burime të Indeksonline mësojnë se opsioni kryesor është futja e Prishtinës në izolim në dy ditët e vikendit. Ky opsion do të diskutohet sot dhe sipas Indeksonline pritet që të miratohet pas shifrave alarmante që kanë dalur dje në kryeqytet, gjithsejt 286 raste. 

Indeksonline mëson se sot do të miratohen edhe një varg masash të reja kufizuese pasi që dje është regjistruar numri më i madh i të prekurve me Covid19, gjithsejt 546 raste të reja.

Në rast se shifrat e të prekurve do të rriten, në javën e ardhshme priten kufizime të mëdha dhe masa të rrepta, të ngjashme me masat që i kanë marrë shumë shtete evropiane të cilat po përballen me numër të madh të të prekurve nga Covid19

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu