Detyrat dhe përgjegjësitë:

Pregatitë pasqyrat financiare mujore dhe raporte të ndryshme duke mbledhur dhe analizuar informatat e kontabilitetit;
Bënë, kontrollon dhe monitoron regjistrimet dhe kalkulimet e provizioneve për agjentë;
Ndihmon në pregatitjen e buxhetit të Korporatës dhe bënë përcjelljen e realizimit të tij;
Përgjegjës për librin kryesor si dhe procedimin dhe raportimin për asetet fikse;
Përgjegjës për monitorimin e përhershëm të llogarive bankare të Korporatës dhe rikonsilimin në rast të mospërputhjeve;
Përgjegjës për llogaritjen, deklarimin dhe pagesën me kohë të të gjitha llojeve të tatimeve, kontributeve dhe taksave të tjera;
Bashkëpunon me inspektorët e ATK-së gjatë vizitës ose kryerjes së kontrolleve në Korporatë;
Pregatitë pasqyrat financiare vjetore dhe bashkëpunon me auditorët e jashtëm gjatë kryerjes së auditimit;
Pregatitë raportet periodike për BQK sipas kërkesave ligjore;
Kryen analiza financiare dhe të profitabilitetit sipas kërkesës së menaxhmentit.
Kualifikimet e kërkuara dhe kriteret:

Njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze
Të ketë aftësi të mira kompjuterike të pakos MS Office (word, excel, powerpoint, etc.)
Aftësi të mira komunikimi;
Aftësi që të punojë në ekip si dhe në mënyrë të pavarur;
Diplomë universitare në ekonomi apo në fusha të ngjashme;
Përvojë pune mbi pesë vjet në financa/kontabilitet;
Preferohet kualifikimi pasuniversitar;
Shkathtësi të shkëlqyera numerike dhe analitike;
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit CV mund të dërgoni në e-mail adresën:
contact_ks@thg-shpk.com.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu