Kërcënimi ndaj Albin Kurtit nga anëtari i Nismës, Haxhi Hoti, ka ngjallur reagime të mëdha.

Në vazhdën e reagimeve ka qenë edhe Melihate Tërmkolli nga LDK-ja, e cila e dënon ashpër kërcënimin e Hotit ndaj Kurtit, teksa kërkon që organet kompetente duhet të veprojnë menjëherë.

Tërmokolli këtë deklaratë e quan morbide.

Postimi i plotë:

Deklarata e kandidatit për deputet nga Nisma se ” Albin Kurti ose ta lëshojë Kosovën ose te vritet” është deklaratë morbide, e denueshme aq më tepër që vie nga një kandidat për deputet dhe që i drejtohet një personi të votuar nga populli, pretendent për kryeminister. Kjo deklaratë nuk është vetem nxitje e urrejtjes por edhe kërcënim i jetës, nxitje për vrasje prandaj organet kompetente duhet të veprojnë menjëhere. Mos hapni plagë të reja, kemi ende varrë e varre me këso motive kudo në Kosovë.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu