Gazetarja e Fax News Fjona Çela raporton se ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 fëmija i parë në Shqipëri.

Burime bëjnë me dije se fëmija i përket seksit femër dhe ishte 16 muajshe. Foshnja ishte fëmija i vetëm dhe pak ditë më parë ishte shtruar në reanimacion.

Raportohet se foshnja është me iniciale A.K dhe është nga qyteti i Durrësit. Mesohet se fëmija ka pësuar një hemoragji dhe prej ditësh ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu