Dy persona janë rrahur me disa persona të tjerë dhe kanë shtënë me armë zjarri në ajër shkruan në Carralluk të Malisheves GazetaFlash24.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje ekskluzive për Gazetën Flash24 se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja

“Në ora 15:30 min. Stacioni Policor në Malishevë përmes telefonit është informuar për një rastë të ndodhur në fshatin Carrallukë. Ankuesi pohon se dy persona kanë ardhur në vendin e tyre të punës, të armatosur me armë zjarri (kallashnikov), kanë shkrepur disa here në ajer dhe me pas me të njëjtit persona kanë pasur përleshje fizike. Menjëher janë aktivizuar të gjitha njësitë policore në nivel stacioni, ne vend të ngjarjes eshte gjetur ankuesi, ndersa në parkigun e autostrades në dy automjete janë gjetë edhe dy përsonat nga pala tjetër të cilët ishin të gjakosur dhe me lendime trupore. Menjëherë është informuar ndihma e shpejtë nga shtëpia e shëndetit të cilët kanë dalur në vend në ngjarjës dhe dy të lënduarit i kanë shoqëruar për në QKUK në Prishtinë për trajtim mjeksor.
Në vend të ngjarjës, incidentit, është sekuestruar një armë e gjatë automatike Zastava se bashku me një karikator me pesë fishek në të. Gjithashtu janë gjetur edhe 9 copë gezhoja fiisheku dhe një predhë.
Në stacion për intervistim janë shoqeruar per momentin tre persona si të dyshuar , janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë ndalur për 48 orë.”/GazetaFlash24.net/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu