Ka perfunduar ndeshja miqesore ndermjet Kosoves dhe Gjibraltarit e luajtur ne Fadil Vokrri shkruan GazetaFlash24.
Takimin e ka dominuar kombetarja e Kosoves, me shume raste afer golit mirpo duke shenuar vetëm nje gol.

Gjibraltari luajti nje ndeshje pergjithesisht te koncentruar ne mbrojtje duke dale vetem dy apo tre herë përpara përmes topave të gjatë.
Rezultati Kosova 1:0 Gjibraltari nuk ishte pasqyre e takimit, te cilin dominoi Kosova. Edhe pse ishte ndeshje miqesore në stadiumin Fadil Vokrri ishin të pranishëm mbi 12 mije tifozë, të cilët nuk u ndalen asnje moment duke përkrahur kombëtaren e tyre.
Kujtojmë që të henen me datë 14 Tetor Kosova poashtu pret në Fadil Vokrri, Malin e Zi ndeshje kjo tepër e rëndësishme për kualifikumet EURO 2020./GazetaFlash24.net

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu