Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, janë duke negociuar me Qeverinë Hoti, për të arritur marrëveshje për kalimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Blic.Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi.Ai ka treguar se cilat janë kushtet e tyre për t’u kaluar kt ligj.

“Nuk është që s’ka negociata. Ne kemi ofru disa pika ku ne mendojmë që duhet me u futë në ligjin për Rimëkëmbje. Edhe ma herët në ligjin tonë të propozuar para 7-8 muajsh që nuk është marrë parasysh kanë qenë të parapara këto pika. Meqë Qeveria nga ajo kohë e ka injoru totalisht propozimet tona, ne i kemi propozu edhe katër pika të reja në mënyrë që me u fut në ligjin për Rimëkëmbje që me u harmonizu edhe me ligjin tonë të vjetër, e kështu të kemi votim në Kuvend. Ne mendojmë që aktualisht ky ligj nuk e ndihmon ekonominë, sektorin privat, punëtorët e papunë”, deklaroi Gashi për Gazeta Blic.
Ndër propozimet e PDK-së janë të ulet TVSH në 0 për qind për lëndën e parë gjatë pandemisë, e poashtu ata persona që kanë deri në 10 mijë euro në Trust të rimbursohen pas pandemisë.Gashi beson se edhe Qeveria është e vetëdijshme për rëndësinë e propozimeve të PDK-së dhe ndihmën që do i jepnin ato ekonomisë

“Ne propozojmë që TVSH për lëndën e parë të zbret nga 18 në 0 për qind në periudhën e pandemisë, dhe çështjen e tërheqjes së Trutit, për ata që i kanë deri në 10 mijë euro, të rimubrsohen pas pandemisë. Besoj që propozimet tona janë thelbësore dhe Qeveria jam i bindur që është e vetëdijshme se sa të rëndësishme janë këto pika për me ndihmu edhe menaxhimin e pandemisë por edhe ekonomine e vendit. Nesër e kemi mbledhjen e kmisionit për Buxhet dhe Transfere ku ligji është i paraparë për votim, ne sigurisht që do japim kontributin tonë për këtë çështje”, thotë Gashi për Gazeta Blic.Gazeta Blic merr vesh që kjo çështje është diskutuar edhe në mbledhjen e djeshme të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, me deputetë të partisë së tij dhe kryeministrin Hoti.Siç mëson gazeta, ata janë dakorduar që të plotësohen kushtet e PDK-së, për kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu