Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacioni Policor të Gjakovës lidhur me rastin “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

“Në kuadër të një hetimi që Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj kishin filluar procedurën hetimore në muajin shtator të këtij viti ndaj disa të dyshuarve (zyrtarë policorë të Policisë së Kosovës – Stacioni Policor i Gjakovës), sot është bërë rekomandimi për suspendim edhe për dy zyrtarë policorë lidhur me rastin e njëjtë. Rekomandimi për suspendim që është bërë në interes të procedurës hetimore, është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e IPK’së.

Hetuesit në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu