Partia e Drejtësisë, dega në Gjilan, ka diskutuar për zhvillimet e fundit nëpër të cilat po kalon Kosova.

Në një komunikatë për medie, Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, ka kërkuar nga koalicioni qeverisës NISMA-AKR-PD, që kandidati për presidenti të jetë Kryetari i këtij subjekti politik(PD), Ferid Agani.

“Prof. Dr. Ferid Agani, një personalitet i njohur, që rrjedh nga një familje patriotike, me potencialin e tij, propozohet kandidat për pozitën e Presidentit për pesë (5) vitet e ardhshme nga ana e PD-së dega në Gjilan, dhe ky propozim i bëhet në mënyrë publike subjekteve të koalicionit, por edhe opinionit publik”, thuhet në njofimin e PD-së

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu