Edhe Komuna e Skenderajt, ka hyrë në zonë të kuqe, si rezultat i shtimit të rasteve të infektimit me Covid-19.Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari Bekim Jashari, ku ka njoftuar se nga ora 19:00 e deri në orën 05:00 qytetarë nuk kanë të drejtë të lëvizin.Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës sonë,Ju njoftoj që me vendim të Ministrit të Shëndetësisë, Komuna jonë nga sot kalon në zonën e kuqe të rrezikut, që nënkupton se nga ora 19:00 e deri në ora 05:00 ndalohet levizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore.Ky vendim është marrë pas rritjes së numrit të rasteve të infektuar me COVID-19, në komunën tonë, andaj kërkoj nga ju që për të mirën e shëndetit tonë të respektojmë këtë vendim.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu