CNN ka publikuar projeksionin e rezultatit final të zgjedhjeve presidenciale në SHBA ku Joe Biden del fitues me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor.

CNN ka publikuar projeksionin e rezultatit final të votave të Kolegjit Zgjedhor në zgjedhjet presidenciale në SHBA, transmeton lajmi.net.

Kandidati demokrat Joe Biden del fitues me 306 vota kundrejt tanimë ish presidentit Donald Trump i cili mblodhi 232 vota të Kolegjit Zgjedhor.CNN raporton se Biden do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

20 votat elektorale nga Pennsylvania ia siguruan Bidenit arritjen në shifrën e totalit prej 270 të nevojshme për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu