Gjendja në Shqipëri, veçmas në Thumanë dhe Durrës, dy nga zonat më të prekura nga tërmeti, vazhdon të jetë e rëndë.

Derisa numri i viktimave ka shkuar në 32, ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë misionin e tyre edhe për nxjerrjen e disa banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja.

IndekSOnline që nga dita e djeshme po qëndron në zonat e prekura nga tërmeti, ndërsa momentalisht raportohet se skuadrave të kërkimit po u vështirësohet situata, pasi që kanë nisur reshjet lokale të shiut.

Ndryshe, qindra qytetarë edhe sonte natën do ta kalojnë nën qiell të hapur, e shumë të tjerë janë vendosur në Kosovë, ndërsa kosovarët gjatë gjithë kohës kanë shprehur gatishmërinë e tyre jo vetëm me ndihma të ndryshme e mjete financiare, por edhe kanë hapur dyert për vëllezërit e motrat shqiptare

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu