Për BMW-të e Ministrisë së Punëve të Jashtme po flitet vazhdimisht.
Janë siguruar disa dokumente ku shihet çmimi i veturave të blera në kohën kur Behgjet Pacolli ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Në dokumente shihet se çmimi i një veture është 50 mijë euro dhe të gjitha çmimet tjera që po qarkullojnë në media janë të pasakta.
Veturat janë blerë për transportimin e delegacioneve të huaja, pritjet dhe akomodimet e tyre.


