Nata 28 janarit ishte fatale për Policinë e Kosovës.

Pjesëtari i PK-së, Sami Thaqi ndërroi jetë, kurse dy të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në fshatin Zhur të Prizrenit.

Foto: Heroi, Sami Thaçi

Njëri nga të plagosurit ishte Artur Mrasori që pësoi lëndime të rënda në sy.

Mrasori gjatë ditës së djeshme përfundoi me sukses operimin në Turqi në syrin e majtë.
Pas këtij lajmi, ka reaguar doktori i njohur, oftamologu i QKUK-së, Florim Zejnullahu.

Foto: Artur Mrasori

Ky i fundit i është gëzuar lajmit se operimi i Mrasorit ka përfunduar me sukses.

“Një lajm i shkëlqyer! Uroj që pas intervenimit të parē kirurgjik emergjent në syrin e majtë, i kryer në Klinikën Syve në Prishtinë, policit Artur Mrasori t’i kthehet shikimi! Ne kemi bere te pamunduren qe t’i japim rast qe me intervenimin e dyte, i cili nuk mundej te kryhej ne kliniken tone, atij t’i mundesojme qe ta shohë sërish dritën. Dhashtë Zoti, që t’i ndihmojë djaloshit që ta vazhdojë jetën normalisht!Lutem shumë për të!”, është shprehur ai përmes një postimi në Facebook.

Zejnullahu ishte në QKUK në natën kritike kur Mrasori ishte plagosur. Ai kishte bërë intervenimin e parë emergjent.

Mundësitë e shërimit të plotë të syrit të majtë të Artur Mrasorit janë të mira, sipas Basri Sejdiut, drejtori i SHSKUK-së.

“Operacioni përfundoi me sukses, prognoza e shërimit është e mirë”, ka thënë Sejdiu në një prononcim për media mbrëmë./ORAinfo

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu